Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar lidhur me deklaratat e mbrëmshmë të historianit Jusuf Buxhovi duke thënë se deklarata e tij është tentim për njëllosje të luftës së UÇK’së.
“Tentimi për ta njollosur luftën e UÇK-së prej një historian është nënçmimi më i madh që po provohet ti bëhet pjesës më të lavdishime të historisë së kombit dhe popullit shqiptar. Propaganda të tilla që kanë synim që luftën tonë çlirimtare për liri ta devijojnë nga qellimi i saj i drejtë, ka pasur gjithmonë”, ka shkruar Deliu.
Tutje, Deliu tha se diskurs të njejtë dëgjojmë cdo ditë nga kundërshtarët e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës, nga ata që masakrat si ajo e Reçakut i quajnë trillim, e shqiptarëve u thonë terroristë.
Shkrimi i plotë:
Nuk më ka rastisë të dëgjoj dikë që me aq lehtësi atakon vlerën me sublime te popullit shqiptar, ashtu siç bëri mbrëmë Jusuf Buxhovi.
Tentimi për ta njollosur luftën e UÇK-së prej një historiani është nënçmimi më i madh që po provohet ti bëhet pjesës më të lavdishime të historisë së kombit dhe popullit shqiptar.
Propaganda të tilla që kanë synim që luftën tonë çlirimtare për liri ta devijojnë nga qellimi i saj i drejtë, ka pasur gjithmonë. Diskurs të njejtë dëgjojme cdo ditë nga kundërshtarët e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës, nga ata që masakrat si ajo e Reçakut i quajnë trillim, e shqiptarëve u thonë terroristë. Është nevojë urgjente që deputetet sa më parë të votojnë Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...