Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi si dhe për funksionimin e Kuvendit të Kosovës.
Ajo në Express Intervistën në KTV, tha se PDK-ja, është e para që ka dalë me një platformë të qartë dhe me vija të kuqe, për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Ka thënë se takimi i sotëm presidentit të Kosovës Hashim Thaçi e atij serb Aleksandar Vuçiq, do të ishte e udhës që të kishte konsensus.
“Do të ishte mirë që presidenti të shkonte në Bruksel me një përkrahje nga partitë në Kosovë, por s’pati dakordim. Pozicioni i presidentit në këtë mënyrë do të ishte edhe më i fuqishëm. E kemi obligim si pozitë dhe si opozitë të jemi bashkë”, tha ajo.
Se sa PDK-ja i beson presidentit Thaçi për idetë e tij, ajo tha se ai vazhdon të bëjë takime pasi është president the kjo i takon atij ta bëjë.
“Thaçi ka legjitimitet të plotë të jetë pjesë e këtij procesi, fundja është njeriu më i përgatitur për këtë çështje”, tha Deliu-Kodra, duke shtuar se PDK-ja e mbështet atë, transmeton Koha.net.
Deputetja e PDK-së, tha se dialogu është mundësia e vetme që të shihet qartë pozicioni i Kosovës.
Deliu-Kodra, më tutje theksoi se PDK-ja do të punojë në përputhje të Kushtetutës për sa i përket kufijve. “Tema rreth ndarjes së Kosovës është e krijuar nga caqe të caktuara. Kosova nuk do të ketë reflektim të tillë”, tha ajo.
Për korrigjimin e kufijve, ajo tha se duhet marrë përgjegjësi e të bëhen bashkë pozitë e opozitë për pikat që kanë dakordim.
Në KTV, deputetja e PDK-së tha gjithashtu se Serbia po bën fushatë të vazhdueshme për sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme. Tha se partitë në Kosovë duhet të jenë unike pasi janë ‘shkapërderdhur’ e kjo sipas saj, i ndihmon shtetit serb.
Për sa i përket punës së Kuvendit, ajo mohoi se s’është krejt funksional. E pranoi që ka shumë ligje të cilat nuk kanë kaluar dhe se ka probleme me kuorum por thotë se megjithatë po punohet, e në seancën e fundit, kishte rikthim të PDK-së e VV-së.
“Shpresoj që shpejt do të kthehemi në Kuvend fuqishëm”, tha ajo, duke i përmendur të gjitha partitë, pozitë dhe opozitë.
Për sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, Deliu-Kodra tha se kanë dhënë deklarata deri tashmë pozitive, vetëm duke dëgjuar ato që janë vepruar në BE.
“Pritjet tona kanë qenë që Këshilli i Ministrave mblidhet në dhjetor. Kërkesa kryesore ka qenë demarkimi. Ne e kemi bërë këtë, 95 kriteret i kemi përmbushur. Vendimi tani është i shteteve anëtare, por Kosova nuk do të ndalë lobimet”, tha ajo.
Ajo tha se presin edhe vendimin final i cili shpreson të jetë pozitiv.
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...