Delegacioni i nivelit të lartë të eurodeputetëve viziton Kosovën

07:58 | 2 Mars 2019
A. B.

Një delegacion i Parlamentit Evropian (MEP), i kryesuar nga Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, z. David McAllister, sot do të takohet me udhëheqësit politikë në Prishtinë, si dhe me deputetë kombëtarë, përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile, transmeton arbresh.info

Qëllimi i vizitës është vlerësimi i situatës politike në terren dhe vlerësimi i marrëdhënieve të tanishme me BE-në, duke përfshirë reformat e dakorduara në mënyrë reciproke dhe dialogun e mes Beogradit dhe Prishtinës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme