Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Kryetari i Bordit, Flamur Mrasori po marrin pjesë në sesionin e 30-të të Forumit të Crans Montana-s, që ka nisur punimet në Gjenevë të Zvicrës.
Bashkëpunimi mes vendeve të ndryshme të botës në shumë fusha, përfshirë edhe atë financiare, do të jenë temat kryesore të diskutimeve në këtë forum.
Në margjinat e këtij forumi, Kryetari i Bordit të BQK-së, Flamur Mrasori ishte pjesë e njërit nga panelet qendrore të kryesuar nga Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Philipe Douste-Blazy, ku temë diskutimi ishte bashkëpunimi financiar, me qëllim të ngritjes së fondeve shtesë për të ndihmuar zhvillimin e vendeve përmes projekteve “inovative” si: mikrokontributet, taksat, partneritetet publike-private dhe transaksionet financiare të bazuara në treg.
Me këtë rast, ka prezantuar para të pranishmëve të arriturat e sektorit financiar të vendit me theks të veçantë rolin e tij në zhvillim e ekonomik të vendit dhe njëherësh ka përmendur mundësitë reale që ekonomia e vendit ofron për investitorët e huaj.
Iniciativa e Forumit të Crans Montana 2019 synon të punojë në përmirësimin e bashkëpunimit Mesdhe, Evropë dhe në botë, si dhe të mbledhë zyrtarët qeveritarë të këtyre vendeve së bashku me vendimmarrësit e biznesit dhe akterët ndërkombëtarë. /arbresh.info/
Luizi thotë se ka shtyrë këngën e re për të shtunën për shka...
Vajzat “hakmerren” ndaj Gjestit, e tërheqin zvarrë pas shaka...
Reduktohet transporti me autobus në Shkup, ka mungesë nafte
Hoxha: Cilësia e jetës tonë, me Lëvizjen Vetëvendosje në pus...
Trump zgjedh Matthew Whitaker për postin e ambasadorit në NA...
Dedikimi prekës i djalit të Liam Payne merr vëmendje gjatë f...