Goran Radosavljeviq, ish-komandant i Xhandarmërisë serbe, deklaroi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se “nuk i intereson as nuk ndikohet” nga vendimi i Departamentit të Shtetit për t’ia ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në vrasjen e shtetasve amerikan, vëllezërve Bytyqi.
“Nuk dëshiroj të reagoj ndaj një lajmi të tillë pasi as nuk më intereson as nuk më ndikon një vendim i tillë” tha Radosavljeviq.
Ne deklaratën e tij përjashtoi çfarëdo përgjegjësie për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.
”E kam dhënë deklaratën për organet e hetuesisë, mijëra herë kam folur për këtë, kështu që nuk ka kuptim të flas për këtë më” deklaroi ai.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të vendosin sanksione ndaj një ish-zyrtari të policisë serbe, i cili ka shërbyer si komandant i një kampi, ku janë vrarë vrarë tre vëllezërit Bytyçi gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë më 18 dhjetor se Goran Radosavljeviq ka qenë “i përfshirë” në vrasjen e vëllezëve Bytyçi andaj edhe gruaja dhe vajza e Radosavljeviqit do të goditen me sanksione, bazuar në “seksionin 7031 (c)”.
Ky seksion i ligjit amerikan i mundëson Sekretarit amerikan të Shtetit t’ua ndalojë hyrjen në SHBA, zyrtarëve të huaj dhe familjarëve të tyre në rast se ka “informacion të besueshëm se ata kanë qenë të përfshirë në korrupsion apo në raste ku janë abuzuar të drejtat e njeriut”.
Vrasja e Ilir, Mehmet dhe Agron Bytyçit, më 1999, ka qenë pikë kyçe për marrëdhëniet SHBA- Serbi, teksa Beogradi tenton të integrohet më shpejtë me vendet Perëndimore.
Vëllezërit Bytyçi kanë qenë shtetas amerikanë dhe Uashingtoni ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për ta.
Trupat e pajetë të tyre janë gjetur në qershor të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello në Serbi.
Më 2012 një gjykatë serbe për krime lufte ka liruar dy ish-zyrtarë policorë për përfshirjen e tyre në këto vrasje, me arsyetimin e provave të pamjaftueshme.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...