Defunksionalizimi i shtetit nga PAN qeverisja!

18:14 | 7 Gusht 2019
Arbresh Info
Lëvizja për Drejtësi, përmes një postimi në facebook, ka renditur institucionet shtetërore të cilët sipas tyre kanë mbetur jashtë fuunksionit.
Postimi i plotë i tyre:
Gjatë qeverisjes së PAN-it shumë institucione të rëndësishme mbetën jashtë funksioni për një kohë të gjatë, si ai :
– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve;
– Gjykata Kushtetuese e Kosovës;
Jashtë funksionit aktualisht janë:
– Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës;
– Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së;
– Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore;
– Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
– Dhoma e Posaçme në Gjykatën Supreme.
Të gjitha këto institucione kanë një numër të madhe të lëndëve që nuk i kanë kryer si rezultat se Kuvendi nuk ka qenë në nivel të detyrës. Ata që i lënë institucionet jofunksionale kërkojnë zgjedhje, ndërsa institucionet tona presin zgjidhje. Ky botëkuptim politik për pushtet e shkatërroi shtetin.
Drejtpërdrejt shtetësia e Kosovës dhe qytetari i saj ishte viktimë i kësaj qeverisje, andaj mobilizimi shoqëror duhet të jetë më serioz, beteja e radhës nuk ka të bëjë vetëm për marrjen e pushtetit por për ndërtimin e shtetit të konsoliduar dhe të zhvilluar, ky mobilizim kësaj radhe duhet të bëhet për shtet ligjor dhe social.
22 gushti si datë e shpërbërjes së Kuvendit nuk duhet të jetë vetëm shkuarje për zgjedhje por, edhe tregues se dështimit dhe dënim Kuvendit aktual me këtë botëkuptim të qeverisjes.
Lëvizje për Drejtësi, ka kohë që këto parregullsi, dështime ka kritikuar me qëndrimin politik duke i thënë “Mjaft më me PANdershmëri; Mjaft më me PANgopësi” dhe zgjedhjet i kemi konsideruar si zgjidhje.
Urojmë që zgjedhjet të mos abuzohen duke i shndërruar ato në pazare partiake, klanore dhe grupore. Kosova ka nevojë për stabilitet, e kjo nuk bëhet me partitë që kanë udhëhequr në këto vite, dhe politika kosovare ka nevojë për ndërgjegje kolektive, dhe ajo sigurohet me Lëvizjen për Drejtësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme