Dedaj i reagon Mogherinit për taksën e Qeverisë, thotë se i ka humbur kredibiliteti

20:46 | 21 Nëntor 2018
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, i ka reaguar përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit, e cila bëri thirrje që të hiqet taksa 100 për qind e Kosovës ndaj mallrave serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Deda ka thënë se Mogherini është dashur të reagojë kundër Serbisë, e cila sipas tij ka pasur fushatë agresive ndaj Kosovës.

Sipas tij, Mogherini tashmë ka humbur kredibilitetin.

Ky është postimi i plotë i Dedajt në Facebook:

“Mogherini kërkon heqjen e menjëhershme të taksës ndaj Serbisë dhe thotë që është në kundërshtim me “frymën” e MSA-së?

Eh po ne, dhe jo vetëm ne në Kosovë, qe 5 muaj po kërkojmë që Mogherini të prononcohet kundër ndarjes së Kosovës; të reagojë kundër Serbisë që po punon në mënyrë agresive kundër Kosovës duke e shkelur “frymën” e normalizimit të marrëdhënieve; dhe po, po kërkojmë që BE t’i përmbushë obligimet e saj ndaj Kosovës.

Çuditërisht ajo vetëm ka heshtë, mos të them që i ka injoruar këto kërkesa. Kështu e ke kur znj. Mogherini e humbë kredibilitetin”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme