Google ADS

Deda: Thaçi po instrumentalizon shqiptarët e Luginës

19:38 | 10 Shtator 2018
V. S.

Deputeti Ilir Deda thotë se presidenti Hashim Thaçi i ka instrumentalizuar shqiptarët e Luginës.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, përfaqësuesi i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, thotë se shqiptarët e Luginës duhet të bisedojmë me të gjitha forcat politike në vend.

Postimi i plotë:

Nuk ka kërkesë me rezolutë nga Lugina e Preshevës për bashkim me Kosovën. Ka diktat të Thaçit që – pasi që ka frikë vetë të sponzorojë një rezolutë të tillë – i instrumentalizon shqiptarët e Luginës. E ata duhet të bisedojnë me të gjitha forcat politike në vend, sepse nuk janë instrument i një njeriu në Kosovë.

Shqiptarët e Luginës nuk duhet të kyqen në betejën e tashme politike në Kosovë, sepse nuk do të fitojnë asgjë nga kjo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme