Google ADS

Deda: Thaçi e ka bërë krejt Kosovën skllotë, ka avancuar shumë në marrëveshjen për kufijtë

20:59 | 31 Janar 2019
Arbresh.info

Sipas deputetit të Alternativës, Ilir Deda, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka bërë vendin skllotë dhe ka avancuar shumë në marrëveshje të fshehtë me Serbinë për kufijtë.

Ai ka thënë se shumë shpejt liderët tjerë shtetërorë do të përballen me marrëveshje të kryer, pasi, sipas tij, “Thaçi ka avancuar shtatë-tetë hapa përpara”.

Në Rubikon të KTV-së, Deda ka thënë se vendi është në kaos total.

“Njerëzit po shohin kaos në të gjitha anët. Presion, greva, Thaçi e ka bërë të gjithë Kosovën skllotë. Me partitë politike në Kosovë, nuk po flitet veç për taksën. Thaçi rren se kurrgjë s’është marrë vesh me Vuçiqin. Neve do të vijnë ndërkombëtarët na thonë se ka marrë fund. Presidenti ka dhënë garanci për të dhënë territor. Mund të them se nëse nuk mblidhet mendja, me a pa zgjedhje të parakohshme, Thaçi është shumë afër nënshkrimit të marrëveshjes. Mirë është që kryeministri të thotë se s’e lë më Thaçin vet në dialog”, ka thënë Deda duke shtuar se rezistenca ndaj ndryshimit të kufijve është zbehur në dy muajt e fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme