Deputeti i Alternativa-s, Ilir Deda në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka thënë se Kosovën e pret një dramë tjetër politike në muajt e ardhshëm.
Deda ka thënë se BE-ja do të dalë me një propozim tjetër, që Kosovën do ta kthejë në vitin 2010.
“Unë atë plan e shoh si një vetëqeverisje shtesë për veriun e Kosovës. Mund të përdoren shumë fjalë, por unë e shohë si një vetëqeverisje shtesë. Cili nivel i vetëqeverisjes shtesë do të jetë, do të varet prej Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Deputeti i Alternativa-s thotë se Plani i Ahtisarit e parasheh Kosovën si një shtet qytetar, por sipas tij nëse ndonjë rajon i Kosovës avancohet më shumë se të tjerët atëherë nuk kemi të bëjmë më me shtet qytetar.
Deda ka thënë se Kosova dhe Serbia që nga fillimi i dialogut vetëm janë larguar dhe se nuk po kanë normalizim të raporteve.
Ai thotë se situata e Kosovës në bisedime është shumë e ndryshme nga viti 2010, pasi atëherë kemi pasur opinionin e GJND-së mbi pavarësinë e Kosovës.
Deputeti i Alternativa-s thotë se çdo marrëveshje e ndërmjetme që nuk e çon Kosovën në OKB do të ishte një gabim.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...