Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka bërë thirrje që të votohet sot rezoluta e propozuar nga opozita në mënyrë që të mund të vazhdohet për diskutimin e temave të tjera të rëndësishme për vendin.
Sipas tij, dialogun nuk mund ta udhëheq presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe se ata janë për mbrojtje të integritetit të Kosovës.
“Ne po kalojmë nëpër një situatë jo të lehtë për vendin. Edhe diskutimet e mëhershme nuk na tregun zgjidhje. Sot ka qenë moment i mirë për votimin e rezolutës për mbrojtjen e integritet territoriale. Pasi të miratohet kjo rezolutë mund të ulemi dhe të flasim për gjërat e tjera.
Shumica e kësaj kohe është humbur në një betejë të kotë nga ata që janë munduar ta ndërrojnë sistemin tonë politik. Një gjë e tillë është e kotë, ne nuk jemi ata që duhet të ndërrojmë sistemin politik. Ne jemi prapa pikave që kemi kërkuar që të miratohet rezoluta e përbashkët për mbrojtjen të integritetit evropian dhe që dialogu t’i kthehet Kuvendit. Nuk mund të jetë presidenti që udhëheqë këtë dialog, por Qeveria së bashku me opozitën që do ta përfaqësojnë atë”, ka thënë Deda, ne seancën plenare./arbresh.info/
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë