Deputeti i AAK, Daut Haradinaj ka kërkuar nga pozita dhe opozita që të bashkohen dhe të arrijnë dakordim për një rezolutë të përbashkët.
Ai ka kërkuar që tri rezolutat të shkrihen në një rezolute, për të cilën pajtohen të gjithë.
“Nuk ka të drejt kërkush që të diskutojë për kufijtë. A ka vullnet që këto tri rezoluta të kthehen në një dhe të votohet. Ne nuk po flasim për shkëmbim territoresh, por hajde merrni këto tri rezoluta shkrini në një dhe ne jemi të gatshëm të gjithë që ta qojmë përpara këtë proces. Ne e dimë që Serbia kurrë nuk u kanë paqësore për shqiptarët por nëse këto tri rezoluta shkrihen në një jam i sigurt që do të nxjerrim diçka të mirë”, ka thënë Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të thirrur nga LDK-ja.
“Unë ju kisha lut që të ulemi bashkë dhe të ecim tutje se koha nuk pret.”
Sa i përket presidentit, Haradinaj ka thënë se Thaçi është zgjedhur në parlament dhe sipas tij më mirë është të përfundohet rezoluta sesa të merren me presidentin, raporton lajmi.net.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?