Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i ka quajtur demagog koti gjithë ata që kanë shfaqur skepticizëm se me projektligjet e miratuara për transformimin e FSK-së në ushtri, është një një mision kompromisi me shumë se sa një strukturë e mirëfilltë e ushtrisë.
“Këta janë demagogë koti që sillen poshtë e lartë që asnjëherë nuk i kanë kontribuuar themelimit të kësaj force dhe mendoj që këta duhet t’i japin këshillat aty ku duhet, janë komisionet parlamentare, ato këshilla që i kanë, ato mund t’i marrim parasysh, por këto pallavra që i flasin nëpër çarshi nuk i marrë parasysh”, ka thënë Haradinaj.
“Nëse i lexoni ligjet, nëse i shihni përgjegjësitë, kompetencat, misionin e FSK-së, mendoj se Kosova e ka mbyllur kapitullin për të cilin e ka shpallur pavarësinë me 17 shkurt”, është shprehur ai në Tv21.
Haradinaj ka shtuar se jo gjithmonë emri e bënë ushtrinë, por janë kompetencat, përgjegjësitë, detyrimet që e bëjnë atë.
“Emri nuk ndryshon por emri jo gjithmonë e bënë ushtrinë, ose i jep epitet ushtarak. Nëse i lexoni ligjet, detyrimet, përgjegjësitë, kompetencat, armatimi, atëherë shihni që kemi të bëjmë ushtri të vërtetë. Atëherë kur të pjekën kushtet Parlamenti do të jetë i gatshëm t’i bëjë ndryshimet kushtetuese ose amendamentimit, por deri në ato rrethana pse të humbim kohë”, theksoi Haradinaj.
Gjatë ditës së djeshme deputetët e Kuvendit me unanimitet, pos Listës Serbe, miratuan tri projektligjet, atë për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për FSK-në dhe atë për shërbimin në FSK.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...