Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar lidhur me listën e veteranëve dhe ligjin për këta të fundit.
Haradinaj në një postim ka thënë se do të largohet nga lista e veteranëve pasi që nuk është bërë verifikimi i duhur dhe që shokët e luftës i janë larguar nga lista.
Shkrimi i plotë:
Sot e pashë emrin e Rasim Vokshit (Rasim Isuf Mazrekaj) që e paskan hjekë prej veteranit. Njeriut që i përulem për luftën dhe angazhimin e tij.
Mbi 60 herë e ka kalu kufirin e përgjakshëm mes Kosovës dhe Shqiperisë.
Asnjë ditë të vetme nuk ka munguar në Luftën tonë.
Ai është në mesin e qindra djemve që sot u turpëruan me këtë marri shtetrore.
Në mesin e shumë njerëzve qe i kam pas krahë të djathtë e që ishin hjekë nga lista, do jem edhe unë.
Turp!
Keshillë: Ma mirë ndryshone ligjin e kthene si ju kam thënë se kështu nuk keni me bë zgjidhje.
Keni me e përplasë popullin mes vete. Ka shkruar Haradinaj në facebook./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?