Dardan Sejdiu: Taksa ndaj produkteve të Serbisë është dashur të vendosej edhe më herët

22:36 | 22 Nëntor 2018
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, duke folur për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol, ka theksuar se që prej ka filluar dialogu me Serbinë në Bruksel, kanë filluar telashet e subjektivitetit dhe sovranitetit të Kosovës.

“Kur jemi fut në diskutim me Serbisë i kemi dhënë një letër, ku ajo ju thotë shteteve të ndryshme që s’kanë informacione: Ne jemi në dialog, nuk jemi të marrë vesh ende. Kur e kemi filluar diskutimin teknik, dialogun teknik, siç i thoshte Thaçi, kemi përfunduar në dialog goxha të thellë të krijimit të një hapësire për një njohje nga Serbia”, ka thënë Sejdiu, njofton Klan Kosova.

“Dështimi në Interpol nuk mund të ndahet prej punës së gabuar karshi dialogut. Ne ia kemi bërë vetes këtë duke mos i bërë detyrat e shtëpisë, duke u futur në diskutime si për UNESCO si për Interpol me njëfarë ndjenje se gjërat ndodhin vetvetiu. Diplomacia jonë varet nga punët që kryejmë brenda”.

Sejdiu ka pohuar se shumica e njohjeve Kosovës i kanë ardhur nga puna e miqve jo nga diplomacia e saj.

“Në Dubai kishim një delegacion prej mbi 30 njerëz. Çfarë bënin atje gjithë ata njerëz? Në rast të pranimit dikush do të merrte merita, në dështim mundohen ta shpërndajnë përgjegjësinë – te Serbia, aty e aty. Duhet tejkaluar kjo lloj logjike”, është shprehur Sejdiu në Zona e Debatit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme