Pas konferencës së djeshme ku presidenti serb Aleksandar Vuçiq doli me emra se shqiptarët e kanë vrarë Oliver Ivanoviqin, mediat serbe të shkruara kanë mbushur ballinat me fotografinë e Florim Ejupit dhe tituj të ndryshëm bazuar në deklaratat e Vuçiqit.
Por ndryshe mendon një serb tjetër që madje ishte edhe shok i burgut të Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë.
Goran Petroviq, në një bisedë telefonike me kryetarin e Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, e transmetuar në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, jep të dhëna për lidhjet e mundshme mes Vuçiqit dhe vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
“Vuçiqi i ka thënë Ivanoviqit se nëse nuk i bashkohet Listës Serbe do ta vrasin…Oliverin e vranë dhe me siguri edhe mua do të më vrasin”.
Petroviq në këtë bisedë tregon se ishte rrahur nga pesë persona me uniformë dhe me xhip.
Ai thotë se e kanë rrahur duke i thënë se ky dëshiron të bëjë drejtësi për Oliverin.
Në këtë bisedë, Petroviq thotë se takimi i fundit me Oliver Ivanoviqin ishte në Beograd 20 ditë para se ky i fundit të vritej.
Ai thotë se vet Oliveri kishte dyshime se kërcënimet më seriozi i kishte nga Milan Radojçiq , sepse sipas tij ai e kontrollonte Mitrovicën.
I pyetur nga Sanduloviq nëse Milan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq më të vërtet ishin të rrezikshëm dhe mund të bënin gjëra të tilla, Petroviq thotë se “garanton se ata i kanë bërë të gjitha”.
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë