Google ADS

Dalin fakte të shkruara për “Aferën Spitali”, përmendet prapë Veseli e SHIK’u

17:53 | 1 Qershor 2019
Arditë Shkodra

Gazeta Express ka siguruar deklaratën me shkrim të Kadri Rexhepit, i përfshirë në aferën e “fajdeve”. Aty përmendet edhe emri i Kadri Veselit, e Xhavit Halitit. Flitet edhe për shuma të mëdha parash, të cilat thuhet se janë kërkuar nga Rrahim Hashimi dhe Ekrem Lika për Kadri Veselin dhe SHIK’un.

Në deklaratën e tij, Kadri Rexhepi e pranon se ka qenë ai që i ka prezantuar Rrahim Hashimin dhe Ekrem Likën si përfaqësues të Kadri Veselit te Faton Dalladaku. Arsye për këtë thotë të ketë qenë blerja e Spitalit të Zemrës, që në atë kohë ishte në ndërtim e sipër.

Rexhepi thotë se Rrahim Hashimi pas prezantimit të marrëveshjes për blerjen e Spitalit, ishte deklaruar edhe si bashkëpronar i Spitalit. Pas nënshkrimit të kontratës thotë se Hashimi kishte kërkuar pagesën në emër të Kadri Veselit për të shitur vlerën e 20 % të aksioneve të Spitalit.

“Kontrata është nënshkruar në prani të dëshmitarëve dhe avokatit, kurse mjetet i ka pranuar për mes Bankës dhe në të gatshme në prani të dëshmitarëve për të cilët unë kamë garantuar. Duke më mbajtur në lajthitje mue si garantues dhe blerësin as njëherë nuk është bërë pranimi dorëzimi i Spitalit sipas marrëveshjes”, thuhet në deklaratën e tij, të cilën e posedon Gazeta Express.

15 ditë pas nënshkrimit të kontratës, Rexhepi thotë se u kërkuan sërish para, por këtë herë në emër të Xhavit Halitit, derisa deklaron se Rrahim Hashimi dhe Ekrem Lika në vazhdimësi kanë kërkuar mjete financiare për Kadri Veselin dhe SHIK’un.

“Rrahim Hashimi dhe Ekrem Lika në kontinuitet kanë kërkuar mjete për Kadri Veselin dhe SHIK’ut. Gjithmonë duke më detyruar të garantoj te Faton Dalladaku te të cili kam pasur respekt dhe besim meqë kemi lidhje familjare dhe shoqërore, gjithashtu kam qenë edhe mësimdhënës i tij”, kishte deklaruar Rexehpi.

Kadri Veseli është Kryetar i PDK’së dhe Kryetar i Kuvendit. Ka udhëhequr ish-Shërbimin Informativ të Kosovës i njohur si SHIK, organizatë kjo e dalë nga lufta, dhe e cila ka afërsi me PDK’në. Shumica e ish-anëtarëve të SHIK’ut kanë shkuar në PDK.

Kadri Veseli i ka denoncuar gjithë të përfshirët në aferën e fajdeve. Ka deponuar kallëzim penal ndaj tyre.

Prokuroria e Shtetit kishte nisur hetimet për aferën e fajdeve më 2013. Por, lëndën e kishin zvarritur duke e nisur njëherë në Prishtinë e pastaj dërguar në Ferizaj.

Megjithëkëtë, dëshmia e Kadri Rexhepit vazhdon të implikojë Kadri Veselin në gjithë këtë histori.

E meqenëse nuk po bëhej dorëzim-pranimi i Spitalit, Rexhepi thotë se Dalladaku kishte kërkuar që të takohej direkt me Kadri Veselin. Këtë kërkesë ai e kishte përsëritur disa herë, por ky takim nuk ishte realizuar.

Por, kontaktin me Kadri Veselin ata thonë ta kenë realizuar përmes telefonit. Rexhepi thotë se për disa muaj ata janë kontaktuar nga një person që është prezantuar si Kadri Veseli, si dhe duke e konfirmuar përfaqësimin e tij nga Rrahim Hashimi.

Thotë se kishte garantuar se ai qëndron pas gjithë veprimeve të Rrahim Hashimit, duke përfshirë edhe pranimin  e mjeteve për çështjen e Spitalit.

“Pas shumë kërkesave të Faton Dalladakut për zbatimin  e marrëveshjes-dorëzimin e Spitalit, me kthimin e mjeteve , është lajmëruar personi me emër të Kadri Veselit me nr. 049-525-965 dhe 355696630432. dhe disa muaj ka kontaktuar Faton Dalladaku dhe mua duke u prezantuar si Kadri Veseli dhe çdo herë duke e konfirmuar përfaqësimin e tij nga Rrahim Hashimi, duke garantuar se ai qëndron pas gjithë veprimeve të tija duke përfshi edhe pranimin e mjeteve të …në emër të tij, posqarësisht rreth qështjes së blerjes së Spitalit, sipas marrëveshjes”, thuhet në deklaratën e tij.

Ndërkohë, ditë më parë T7 ka siguruar ekskluzivisht, deklaratat e nënshkruara për kthim të atyre parave që u siguruan si borxh nga Rrahim Hashimi, Kadri Rexhepi e Ekrem Lika. Këta të fundit janë paditur nga Faton Dalladaku, që pretendon se iu është bërë dëmi. Këto letra figurojnë nga viti 2013-të, ishin provë e prokurorisë, në aferën e fajdeve e cila dyshohet se ka mobilizuar një grup të organizuar./Express

Deklarata e plotë e Kadri Rexhepit

Është fakt se unë Kadri Rexhepi i kam prezantuar Rrahim Hashimin dhe Ekrem Likën te Faton Dalladaku si përfaqësues të Kadri Veselit me ofertën për blerjen e Spitalit të Zemrës në ndërtim e sipër në Prishtinë, pronar i së cilës është Ekrem Lluka, ku më herët ishte bashkëpronar edhe Faton Dalladaku.

Më pas Rrahim Hashimi prezanton marrëveshjen mes palëve, e dakorduar për blerjen e Spitalit, meq rast deklarohet edhe si bashkëpronar i Spitalit dhe si ortak i tij nënshkruan kontratën më 30. 12,2011 duke kërkuar pagesën në emër të Kadri Veselit për të shitur vlerën e 20 % të aksioneve të spitait.

Kontrata është nënshkruar në prani të dëshmitarëve dhe avokatit, kurse mjetet i ka pranuar për mes Bankës dhe në të gatshme në prani të dëshmitarëve për të cilët unë kamë garantuar. Duke më mbajtur në lajthitje mue si garantues dhe blerësin as njëherë nuk është bërë pranimi dorëzimi i Spitalit sipas marrëveshjes.

Pas një kohe respiktivisht pas 15 ditëve duke kërkuar pagesë shkres në emër të Xhavit Halitit, të cilat i pranuan Rrahim Hashimi dhe Ekrem Lika.

Rrahim Hashimi dhe Ekrem Lika në kontinuitet kanë kërkuar mjete për Kadri Veselin dhe SHIK’ut. Gjithmonë duke më detyruar të garantoj te Faton Dalladaku te të cili kam pasur respekt dhe besim meqë kemi lidhje familjare dhe shoqërore, gjithashtu kam qenë edhe mësimdhënës i tij.

Edhe pse përmbushen të gjitha kushtet për blerjen e Spitalit si pas marrëveshjes, blerësi.

Faton Dalladaku ka kërkuar në mënyrë decidive që ti dorëzohet Spitali, meqë Spitali nuk u dorëzuar çdo herë zvarritje dhe mbajtje në lajthim kërkon takim të drejpërdrejtë me Kadri Veselin për të sqaruar mos dorëzimin e Spitalit dhe përfaqësuesit Rrahim Hashimi në lidhje me këtë çështje si dhe konfirmimin e pranim dorëzimit të mjeteve të gatshme të cilat mjete i ka kërkuar dhe pranuar në emër të tij.

Mirëpo, asnjëherë nuk erdhi deri te takimi në mes Faton Dalladakut dhe Kadri Veselit edhe pse sipas fjalëve të Rrahim Hashimit i cili kinse menagjonte takimet gjithëmonë dilte diçka e papritur.

Pas shumë kërkesave të Faton Dalladakut për zbatimin  e marrëveshjes-dorëzimin e Spitalit, me kthimin e mjeteve , është lajmëruar personi me emër të Kadri Veselit me nr. 049-525-965 dhe 355696630432. dhe disa muaj ka kontaktuar Faton Dalladaku dhe mua duke u prezantuar si Kadri Veseli dhe çdo herë duke e konfirmuar përfaqësimin e tij nga Rrahim Hashimi, duke garantuar se ai qëndron pas gjithë veprimeve të tija duke përfshi edhe pranimin e mjeteve të …në emër të tij, posqarësisht rreth qështjes së blerjes së Spitalit, sipas marrëveshjes .

Është fakt që Faton Dalladakun unë e kamë njoftuar me Rrahim Hashimin dhe Ekrem Likën. Shkak i njoftimit ka qenë blerja e Spitalit të Zemrës që është në ndërtim e sipër pronar i së cilës është Ekrem Lluka.

Motivi ka qenë që këtë Spital ta ketë prof. dr. Fatmir Dalladaku, kardiokirgurg i njohur.

Mue gruaja mu ka ba operacion prej zemre e dy here, edhe e di çka do të thotë i kemi mjekët tonë.

Rrahim Hashimi dhe Ekrem Lika më kanë thanë se janë kanë luftëtar të UÇK.

Se kanë njerëz të vetë shumë të nderuar dhe të respektuar si Kadri Veseli, Xhavit Haliti e shum e shumë të tjerë. Sidomos është thirrur shumë në emër të Kadri Veselit.

Kemi shku në Pej unë Rrahim dhe Ekrem larg jemi kanë Ekrem Lluka, drejtor i sigurimit Dardania, Rasim Selmanaj, unë, Rrahim Hashimi dhe Ekrem Lika.

Ka fillu puna e Spitalit në mes të Rrahimit dhe Ekrem Llukës erdhi ujdia që të nesërmen me nënshkrue kontratën e Faton Dalladakut, me pague 500.000 €.

Nuk erdh deri te ujdia Fatoni kërkonte kushte më të mira,

Rrahim Hashimi i ka marr 100.000€ prej Fatonit dhe afër 100.000€ për mes bankës. Pas dy javëve me mesazh kërkohen edhe 127.000 € kinse prej nipit të Xhavit Halitit. Sdul na në ujdi për 50. 000 , në prezencën time.

Pastaj ka lind probleme tjera që unë nuk jam në dijeni.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme