Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, duke komentuar thirrjen indirekte të presidentit Thaçi drejtuar kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, ka thënë se kjo është një “lojë” e përbashkët e krerëve të shtetit, ku “është e mundur që më së shumti do të ketë pasoja kryeministri Haradinaj”.
Shefi i diplomacisë serbe ka folur për një televizion serb, ka komentuar edhe vizitën e presidentit rus Vladimir Putin në Serbi si dhe qëndrimin e shefes së Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Daçiq tha se SHBA nuk do të lejojë që Kosova të jetë pengesë për arritjen e një marrëveshjeje të përhershme.
“Vetë Mike Pompeo [Sekretari Amerikan i Shtetit]më pyeti se ku qëndron problemi kur është në pyetje Kosova dhe tha se Amerika udhëhoqi një auto-pilot politikë, siç ishte edhe 20 vjet më parë”, tha Daçiqi.
Ndërsa duke folur për qëndrimin e presidentit Thaçi lidhur me taksën ndaj mallrave serbe, Daçiqi tha se “ajo që ka deklaruar Thaçi nuk është ndonjë sinjal se taksa vërtetë do të hiqet”.
“Mendoj se nuk duhet ta idealizojmë shumë Thaçin. Nëse keni lexuar, Hoxhaj dhe Veseli kanë deklaruar se ka qenë ideja e tyre vendosja e taksës prej 100 për qind, kurse Veseli është njeri i Thaçit. Kjo është lojë e përbashkët, në të cilën duket se më së shumti do të ketë pasoja Haradinaj”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Daçiq ka folur edhe për pozicioni i kreut të Diplomacisë së BE-së, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se çdo zgjidhje duhet të shkojë përmes Këshillit të Sigurimit.
“Ajo që është bërë deri më tani nuk ka nevojë të shkojë në Këshillin e Sigurimit, por nëse bëhet fjalë për përpjekje për një zgjidhje të përhershme, ajo do të kthehet në Këshillin e Sigurimit, sepse do të ishte logjike që Rezoluta 1244 të zëvendësohet me një tjetër. Sergei Lavrov [ministri i Jashtëm i Rusisë] i kadërguar një letër Mogerinit, ku kërkoi që ajo ta informojë për rrjedhën e dialogut, por ajo nuk e njoftoi menjëherë atë. Pjesa më e rëndësishme e letrës që iu dërgua më pas nga Mogerini është se BE-ja vlerëson rolin e Rusisë. Kjo është e mirë sepse ajo konfirmon se ende duhet të diskutohet dhe do të jetë i rëndësishëm roli i vendeve tona mike, Rusisë dhe Kinës”, tha Daçiq.
Ai shtoi se, kjo nuk do të thotë se do të ketë një ndryshim në formatin e dialogut, “por nëse ka indikacione se do të ketë një efekt pozitiv, atëherë është e mundur që në aspektin e organizimit të jenë të gjithë të përfshirë.
“SHBA është e përfshirë në dialog që nga fillimi, Rusia jo. Kjo është e keq dhe ajo për të cilën në kemi vërejtje, por Serbia vetë ka bërë kërkesë që dialogu të transferohet në Bruksel, por vendimi ishte i gabuar, sepse nuk marrin pjesë vendet që mbajnë anën tonë”, tha Daçiç.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...