Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq është takuar sot me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe kreun e UNMIK-ut, Zahir Tanin.
Gjatë takimit fokusi kryesor ishte Kosova dhe aksioni i policisë së Kosovës në veri, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.
Daçiq shprehu shqetësimin e tij dhe bëri ankesë që policia e Kosovës përdori forcë të pavend ndaj popullit serb por edhe ndaj anëtarëve të stafit të OKB-së.
Tutje, ministri kontravers tha se pret që misioni i OKB-së në Kosovë të vazhdoj në bazë të rezolutës 1244.
Në fund, diplomati serb tha së është e rëndësishme që në sesionin e ardhshëm të Këshillit të Sigurimit të flitet rreth aksionit në veri.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës