Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se Serbia po vazhdon të paguajë kreditë për Kosovën.
“Serbia ka kthyer gjysmë miliardi dollarë kredi pasi mendon se Kosova është pjesë e saj. Ky kthim nuk po i pengon shqiptarët e Kosovës”, citon bli të ketë ka thënë Ivica Daçiq.
Ai ka shtuar se fakti që Serbia dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të mira me SHBA-në, nuk do të thotë që t’i prishë marrëdhëniet me Rusinë për shkak se ajo ka pozicion të fuqishëm në OKB me veton në Këshillin e Sigurimit.
Rusia, me veto, ka thënë ai, e pengon anëtarësimin e Kosovës në OKB.
“Nëse Kosova hyn në KB, atëherë nuk do të ketë më bisedime. Prishja e marrëdhënieve me Rusinë do të ishte vetëvrasje”, citon gazeta “blic” e Beogradit të ketë thënë Daçiq.
Ka shtuar se Serbia ia ka dalë ndryshojë pozicionin e SHBA-së . Porse ky pozicion, sipas tij, është ndryshuar edhe për shkak se asaj i shkon për shtati ky ndryshim, transmeton Koha.net.
“ Nëse negociatat e Beogradit e të Prishtinës nisën në drejtimin pozitiv ashtu që të bëhet e mundshme arrija e marrëveshjes, ajo qind për qind do të nënshkruhet në SHBA” thotë shefi i diplomacisë serbe.
Ai ka përfunduar se qëndrimi i Rusisë lidhur me Kosovën, nuk është në kundërshtim me atë që e bën Serbia.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...