Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka paralajmëruar se edhe një shtet tjetër do ta tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka vazhduar propagandën e tij kundër Kosovës.
Gjatë ditës së sotme, Daçiq duke mos përmendur emrat, ka thënë se një vend tjetër më së largu brenda dy ditësh do ta bëj publik tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Sipas tij, që nga viti 2008 kur Kosova ka shpallur pavarësinë e saj, e deri në vitin 2012 pavarësinë e Kosovës e kanë njohur vetëm 84 vende ndërkaq që nga viti 2014, vit ky kur Daçiq është bërë ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, siç u shpreh ai, 13 vende e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Për më së largu dy ditë do të mësohet edhe emri i vendit të 14-të që do të tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net.
Kujtojmë se tërheqja e njohjes nga një shtet nuk njihet si një akt diplomatik, por mund vendet vetëm mund të ndërpresin bashkëpunimin ndërshtetëror në aspektin diplomatik.
Në bazë të publikimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, zyrtarisht pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës e kanë njohur 116 shtete.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...