Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se presioni ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës mund të çojë në planet e Prishtinës për një plan të llojit “STUHIA”, i cili mund nxisë konflikt midis Serbisë dhe KFOR-it.
Daçiq ka potencuar se po kërkohet një zgjidhje për çështjen e Kosovës dhe se korrigjimi i kufirit është vetëm një ide, por që nuk ekzistojnë ide tjera.
Sipas tij, përderisa dialogu nuk shkon në drejtim të kësaj ideje, mund të pritet vazhdimi i presionit ndaj Serbisë, që ta njohë Kosovën në gjendjen aktuale, duke përfshirë si pjesë të saj edhe veriun e Mitrovicës.
“Kurrë nuk do ta japim veriun e Kosovës dhe këtu nuk ka asnjë dilemë. Ne nuk kemi lidhje territoriale në mënyrë që të gjitha zonat e banuara me serbë në Kosovë të mbeten nën Serbi”, ka thënë Daçiq për një televizion serb.
Ai më tutje ka thënë se në Shtetet e Bashkuara tashmë “fryjnë erëra të reja” duke krijuar mundësinë që serbët dhe shqiptarët të arrijnë një marrëveshje./REL/
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...