Serbia po e konsideron fitore të madhe mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua për Kosovën.Në një paraqitje televizive për televizionin shtetëror, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq madje thotë se Kosova pësoi debakël në këtë mbledhje
“Për dy vitet e ardhshme, Kosova do të jetë temë diskutimi në OKB. Në mbledhjen e fundit të gjithë ishin njëzëri kundër taksës dhe formimit të Ushtrisë. Për Vlora Çitakun ishte surprizë e madhe kur dëgjuan se përfaqësuesit e SHBA-ve kërkojnë heqjen e menjëhershme të taksës”, ka thënë Daçiq.
Daçiq vazhdon tutje me pretendimet e tij duke thënë se për herë të parë në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit, asnjëra nga shtetet përkrahese të Kosovës nuk bëri thirrje tek vendet tjera për njohjen e pavarësisë. Ai foli edhe për mundësinë e vazhdimit të dialogut, në qoftë se Qeveria e Kosovës nuk vendos për heqjen e taksës, për të cilën çështje tha se nuk ka gjasa të ndodhë.“Presionet do të vazhdojnë, sepse Kosova nuk ka më çfarë të bëjë. Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun pa heqjen e taksës, kjo nuk është një kusht, është logjikë”, ka shtuar ai.
Theksojmë se tash e një kohë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një fazë ngecjeje pas taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...