Copëtimi i Kosovës nuk qon në njohje, por në zhbërje të shtetësisë

10:34 | 13 Maj 2019
arbresh.info

Profesori i të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, njëherit edhe ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, vlerëson se copëtimi i Kosovës nuk qon në njohje por në zhbërje të shtetësisë.

“Nuk qëndron modeli i zgjedhjes së problemit greko-maqedonas. Dallimi qëndron në mënyrën e kontestit dhe nuk ka pasur të bëjë më cenimin e shtetësisë. Synimi për copëtim të Kosovës nuk mund të qojë në njohje, por vetëm në një periudhë më afatgjatë drejtë zhbërjes së Kosovës,” është shprehur Hasani, shkruan arbresh.info.

Ai ka përmenden edhe tendencat ruse për të ndërhyrë në Kosovë dhe Serbi.

“Duke inkurajuar krimin e organizuar dhe politikanë të korruptuar të vijnë në pushtet,” është shprehur Hasani.

Sipas tij, copëtimi i Kosovës komplikon edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet popujve.

“Sukses u paraqit copëtimi i Kosovës, por kjo nguti është shumëzim i problemeve aktuale. Kjo komplikon më shumë marrëdhëniet ndërmjet popujve. Duhet të promovohet një zgjidhje evropiane që nuk parasheh copëtimin,” deklaroi Hasani, shkruan arbresh.info.

Këto komente u bënë në tryezën “Kuadri Kushtetues i Procesit të Dialogut Kosovë – Serbi”.

Me 8 mars 2011 filloi dialogu Kosovë-Serbi, që kishte për bazë Rezolutën 64/298 të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në shtator të vitit 2010, ku Bashkimi Evropian do luante rolin e ndërmjetësuesit në këtë proces.

Fillimisht dialogu kishte natyrë teknike i koncentruar në tri çështje kryesore: nxitjen e bashkëpunimit mes të dy vendeve, mbështetjen e procesit të integrimit Evropian; dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, me theks të veçantë integrimin e strukturave paralele në kuadër të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Pas arritjes së marrëveshjeve të para teknike u bë e qartë për të gjithë se ky dialog teknik po hap tema të cilat ndikojnë në çështjet e thella politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Viti 2018 shënoi nisjen e diskutimit të idesë të shkëmbimit të territoreve, diskurs ky që shkaktoj konfuzitet, polarizim të shoqërisë dhe skenës politike, si dhe mos unifikim te faktorit ndërkombëtar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme