4 nga 6 rektorët e universiteteve rajonale të Kosovës kanë lidhje apo të kaluar me partitë politike në vend.
Ky është rezultati i hulumtimit të bërë nga Organizata Çohu dhe Preportr për universitet rajonale të Kosovës.
Besnik Boletini nga Preportr (Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese), tha se problem kryesor në këto universitete është se janë hapur në kuadër të premtimeve elektorale.
“Problemi kryesor janë bë si premtime elektorale kjo është mangësia kryesore, janë krijuar pa një analizë të mirëfilltë. Nga hulumtimi ynë kemi vërejtur se Universitetet janë të vërshuara nga anëtarë të partive të ndryshme dhe nga komplet stafi i këtyre 6 universiteteve ka dalë se 35 persona janë të politikës, 15 kanë qenë të PDK-së, 6 të LDK-së, 4 të AKR-së dhe 2 të AAK-së”, tha Boletini.
Ai shtoi se problem tjetër në këto universitete është edhe mungesa e stafit akademik sepse, sipas tij, shumica japin mësim edhe në Universitetin e Prishtinës edhe në këto universitete në të njejtën kohë.
“Në këto universitete po ashtu ka profesorë që mbajnë ligjërata edhe në UP, por ka edhe profesorë që janë me studime themelore Bachelor që japin mësim si dhe kanë notë mesatare 6”, tha Boletini.
Ndërsa Besa Kalaja nga Organizata “Çohu” tha se në këtë hulumtim janë të përfshirë rektorët, dekanët, stafi i administratës dhe Këshillit Drejtues.
“Ne gjatë hulumtimit tonë kemi parë se ka mungesë te shtuar të stafit akademik, aty kanë punuar me studime themelore dhe me notë të ulët. Hulumtimi ka trajtuar 6 universitete dhe kemi pa se ka pas ndërhyrje politike çka ka edhe tani”, tha ajo./kallxo.com/
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...