Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë sot publikon raportin “Perceptimi i komunitetit serb kundrejt Policisë së Kosovës: mike apo armike?”.
Ky raport përmbledh gjendjen ekzistuese në lidhje me qëndrimin e komunitetit serb të Kosovës kundrejt Policisë së Kosovës në komunat me shumicë serbe, duke u fokusuar në katër komunat veriore të Kosovës.
Punimi mbulon kontekstin e ngjarjeve dhe zhvillimeve kryesore, dhe e paraqet perceptimin publik kundrejt policisë si rezultat të tensioneve politike në veri dhe gjendjes së përgjithshme të frikës në mesin e popullatës.
Përveç kësaj, punimi analizon shqetësimet kryesore të sigurisë të komunitetit serb të Kosovës, si dhe ofron disa rekomandime për adresimin e shqetësimeve dhe sfidave të tilla nga këndvështrimi i komunitetit.
QKSS zhvilloi gjashtë diskutime të ndara me qytetarë dhe përfaqësues të policisë në komunën e Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, Graçanicë dhe Shtërpcë. Këto u pasuan nga intervista ballë për ballë me përfaqësuesit e qeverisë si dhe me shoqërinë civile.
Ekipi ka bërë analizën e përmbajtjes së dokumenteve zyrtare, raporteve ekzistuese dhe shqyrtimeve të kornizave ligjore përkatëse. Gjetjet e përgjithshme janë mbështetur edhe nga përfshirja e ekipit të QKSS në procese të ndryshme relevante, si dhe në konsultimet me aktorët përkatës.
Në panel të pranishëm do të jenë Shpat Balaj, autor i raportit, pastaj Besim Hoti nga Policia e Kosovës, Xhelal Sveçla nga përbërja e fundit e Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Veroljub Petroviq nga Humani Centar Mitrovica dhe Donika Marku hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë.
Kumbaro ndan postimin e gazetës gjermane për Shqipërinë: Ven...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...