Në vitin 2004 Rexhep Selimi, tash deputet i Kuvendit të Kosovës, ishte intervistuar nga zyrtarë të Tribunalit të Hagës në zyrën në Prishtinë.
Insajderi ka siguruar këtë intervistë, gjatë se cilës Selimi pyetet gjerësisht për tërë aktivitetin e tij si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizimin e UÇK-së, Shtabin e Përgjithshëm etj .
Në kohën kur u intervistua Selimi mbante pozitën e anëtarit të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe sekretarit organizativ në këtë parti.
Fillimisht tregonte se aktiviteti i tij kishte nisur nga viti 1994, duke u bashkuar me familjen e Adem Jasharit në mobilizimin kundër forcave serbe.
“Kam qenë anëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I jam bashkangjitur në vitin 1994 në Drenicë. Si shumica që i janë bashkangjitur UÇK-së në fillim, komandanti Adem Jashari kishte bërë thirrje në atë kohë. Akmë kërkuar mënyra se si ti bashkangjitur asaj. Këtë rrugë e kamë zgjedhë me dëshirë. Kontaktet e para i kemi pasur në vitin 1994”, tha Selimi gjatë intervistimi nga zyrtarë të Hagës.
Gjatë intervistimit vazhdimisht e përsëritë se në atë kohë nuk ka pasur një strukturë organizative të UÇK-së vetëm se njërzit janë mbledhur rrethu njëri tjetërit.
“Kështu kemi filluar duke diskutuar dhe duke u mbrojtur. Ky është fillimi i rrugëtimin tim”, thoshte Selimi.
I pyetur rreth roli të tij dhe gradës që ka pasur në atë kohë Selimi thotë se në fillim nuk kanë pasur role të përshkrur në nivel të organizimit por se ato janë zhvilluar varësisht presj situatave.
“Në fillim as rolet nuk kanë qenë të përshkruara në përputhje me nivelin e organizmit. Po kam qenë njëri që ka kontaktuar dhe kërkuar njerëz për t`na u bashkangjitur. Grada s`kam pasur gradë por kemi pas detyra në bazë të rrethanave. Pikë referimi ka qenë komandanti Adem Jashari, po ashtu një pjesë të jetës sime e kam kaluar në shtëpinë e tij duke u strehuar”, tha ai.
Selimi ka folur edhe për organizimin e më tejmë që kishte pësuar UÇK-ja. Ndarjen në Zona, njësi e batalione.
“Kemi filluar nga Drenica për rrethanat e zhvillimit kemi filluar nga zonat operativë. Zona janë quajtur një rajon, jo në përputhje me ndarjen administrativë të Kosovës. Ka qenë një ndaje tjetër ndajre strategjike prandaj janë kriju si zana. Zona e Drenicës si zonë e parë dhe si fillim i organizimit, Zona e Dukagjinit që nuk ka qenë në organizimin sikurse ajo në Drenicë. Me zhvillimin e situatës janë zgjeruar ato duke arritur në 7 zona. Edhe Zona Operative e Llapit, Shalës, Pashtrikut, Nerodimes edhe ajo e Karadakut”, thoshte Selimi.
Gjatë intervistimit Selimi është pyetur edhe për përbërjen e Shtabit të Përgjithëshm dhe detyrat e secilit anëtarë dhe lëvizjet që ka bërë ai.
Sipas Selimit, Shtabi i Përgjithshëm ka qenë i vendosur në Drenicë fillimisht por se ishte zhvendosur pastaj në Malet e Berishës saktësisht përmend fshatin Divjkë.
”Shtabi i Përgjithshëm ka bërë vetëm këtë lëvizje prej Likovcit në Divjakë Malet e Berishës dhe lëvizja e fundit nga Malet e Berishës në Prishtinë”.
Ndërsa sa i përket strukturës së Shtabit Selimi thoshte se:
“Shtabi kryesor është përbër nga unë, Hashim Thaçi ka pas detyrë e informimit publik, Kadri Veseli në këtë ekipë, Jakup Krasniqi si zëdhënës. Më vonë ka ardhë Bislim Zyrapi, Lahi Brahimaj si logjistikë, Musa Jashari si shef i telekomunikimit radiolidhjeve, Ramë Buja si shef i departamentit të mardhënieve civile, Adem Grabivci shef i financave, Azem Syla edhe Agim Ceku edhe Fatmir Limaj ka ardhë, dhe Sylejman Selimi si komandant i përgjithshëm, edhe Sokol Bashota etj”, thoshte Selimi para zyrtarit të Hagës. /Insajderi.com
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...