Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pritet që të takohen në Paris, në mëngjesin e të dielës së 11 nëntorit, transmeton Gazeta Express.
Sipas burimeve diplomatike të ‘Blic.rs’, thuhet se një takim i tillë është kërkuar nga Angela Merkel, dhe do të mbahet para ceremonisë zyrtare të shënimit të triumfit në Luftën e Parë Botërore.
Në këtë takim do të diskutohen të gjitha temat e rëndësishme dhe situata në rajon, dhe në mënyrë të veçantë pritet që të diskutohet për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Në Paris do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /GazetaExpress/
Maqedonci dhe Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së flas...
Dukshmëri e ulët për shkak të mjegullës në qafën malore Buko...
Sara-Leos: Nuk ke opinion tëndin, po ndikohesh!
Nju Jork, vritet shefi ekzekutiv i kompanisë “UnitedHealthca...
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes, mbi 10 milionë banorë mbeten...
Rrëzohet Qeveria franceze