Për këtë çështje ajo do të bisedojë të dielën e ardhshme (16.09.) në Berlin edhe me homologun e saj austriak, Sebastian Kurz, në rolin e këtij si kryetar i radhës së BE-së, siç bëri të ditur të premten (07.09.) zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert. Zëdhënësi i qeverisë Seibert nuk pranoi të komentonte qëndrimin e Austrisë ndaj idesë së këmbimit të territoreve, por theksoi se qëndrimi gjerman nuk ka ndryshuar.
“Domethënie fondamentale” për Ballkanin Perëndimor
Në rang Europe duket se ka diferenca për këtë çështje. Ndërsa kancelarja Merkel dhe ministri i punëve të jashtme, Heiko Maas, janë shprehur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, nga Brukseli dëgjohen herë pas here zëra mbështetës. Në një intervistë dhënë së fundmi gazetës “Die Welt”, komisioneri i zgjerimit, Johannes Hahn, është shprehur se “në këtë moment ka rëndësi që t’i lëmë palët të shkëmbejnë këtë ose ide të tjera nën udhëheqjen e BE-së”. Politikani austriak pat shtuar se ka besim se “qeveritë në Serbi dhe Kosovë do të jenë të përgjegjshme, sepse e dinë se mund të fitojnë mbështetje ndërkombëtare vetëm nëse marrëveshja e tyre nuk plotëson vetëm nevojat rajonale, por sjell edhe më shumë qëndrueshmëri për të gjithë rajonin”.
Hahn tha më tej se një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të kishte një “domethënie fondamentale” për Ballkanin Perëndimor, sepse rajoni do të bjerë në qetësi vetëm nëse të gjithë vendet do të bëhen anëtarë të BE-së. Komisioneri i zgjerimit tha më tej: “Ne vazhdojmë të jemi për një bashkëjetesë multietnike. Frika se mos si pasojë e ndryshimit të kufijve do të shpërthente një ‘luftë etnike’ nuk përkon me rrethanat demografike. Kjo nuk do të ndodhë”, citon “Welt” komisionerin Hahn.
Edhe kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, nuk është shprehur kundër idesë së këmbimit të territoreve: “Të dy palëve negociuese duhet t’u jepet një hapësirë për të zhvilluar dhe formuluar idetë e tyre. Sapo të kemi propozime konkrete ato duhet të vendosen në tryezë dhe të shqyrtohen pavarësisht nga rezultati i tyre duke marrë parasysh të gjithë rreziqet”, tha deputeti gjerman në parlamentin Europian për “Die Welt” duke shtuar gjithashtu se “integriteti territorial i vendeve euorpiane ka një vlerë të lartë”.
Ndërsa kolegu i tij në Bundestag, Jürgen Hardt, zëdhënës i grupit parlamentar për çështje të jashtme, është i mendimit se ndryshimi i kufijve nuk sjell paqe në rajon.
“Një paqe të qëndrueshme në Ballkan mund të ketë vetëm nëse njerëzit jetojnë në paqe, edhe nëse u përkasin kulturave dhe feve të ndryshme. Nuk mendoj se korrigjimet e kufijve janë ndihmesë për paqen”, tha Hardt deputeti demokristian për Deutsche Wellen. Ai vuri në dyshim edhe legjitimetin e këtij plani. “Për këto gjëra duhet të dakordohen parlamenti, qeveria dhe popullsia së bashku. Por për momentin nuk duket se është ashtu. Në Kosovë ka rezistencë masive kundër këtij plani edhe vetë brenda partisë presidentit”.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...