Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, ka bërë me dije se agjenda evropiane e Kosovës është duke u realizuar pa pengesa.
Ai ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë ftohje apo shkëputje të raporteve në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”, Çelaj ka deklaruar se çështja e taksës ndaj produkteve serbe nuk ka reflektuar në ndonjërën prej proceseve të agjendës evropiane.
Ai ka thënë se stopimi i procesit të liberalizimit të vizave është çështje politike nga ana e Bashkimit Evropian mirëpo, sipas Çelajt, nuk pret të ketë ndonjë kriter shtesë.
Ai ka theksuar se ka gjasa që vendimi për heqjen e vizave të merret pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, përkatësisht në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së.
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë