I është caktuar masa e paraburgimit Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit pas videoincizimeve, ku ata shihet se i kanë marrë qindra mijëra euro biznesmenit Faton Dalladaku, për të ndërmjetësuar që atij t’ia mundësojë kryeparlamentari Kadri Veseli ndërtimin e një spitali privat në oborrin e Qendres Klinike Universitare të Kosovës.
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi për veprën penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve RR.H dhe K.R u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.
Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 paragrafi 1.1 dhe paragrafi 1.2, pika 1.2.1,1.2.2 dhe1.2.3 të KPRK-së, ngase ekziston rreziku i arratisjes se tyre, po ashtu ekzistojnë rrethana se të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë. Gjykata ka vlerësuar se duke marr parasysh karakteristikat e tyre personale dhe sjelljet e tyre te mëhershme ekziston rreziku se të njëjtit mund të kryejnë vepra të njëjta apo të ngjashme penale.
Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Menjëherë pas publikimit të videove, ku shihet mashtrimi duke keqpërdorur emrat nga politika, Veseli ka mohuar që njeh të dyshuarit dhe ka kërkuar që ky rast të zbardhet në tërësi dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...