Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare ”Shëndeti, Mirëqenia dhe të Drejtat e Fëmijëve”, ku ka folur fëmijët dhe rininë.
Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Bytyqi ka shkruar se Qeveria në bashkërendim me institucionet tjera vendore dhe në përkrahje të madhe të partnerëve ndërkombëtarë, po bënë përpjekje të vazhdueshme që të ndërtojë politika të mirëfillta për të siguruar të drejtat e fëmijëve dhe për t`u siguruar atyre edukim dhe arsimim të mirëfilltë.
“Me kënaqësi sot mora pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ”Shëndeti, Mirëqenia dhe të Drejtat e Fëmijëve”, të organizuar nga Zyra e Kryeministrit, në të cilën ishin të pranishëm edhe Shefi Zyrës së UNICEEF-it në Kosovë, Murat Sahin dhe përfaqësues tjerë vendor e ndërkombëtar.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të pranishmëve iu drejtova me një fjalë rasti, ku theksova se, kjo Konferencë e organizuar në prag të shënimit të 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, është e veçantë, sepse po flasim për pjesën më të rëndësishme të shoqërisë, fëmijët dhe të rinjtë tanë.
Kam përgëzuar fëmijët dhe të rinjtë për këtë ditë të rëndësishme, ndër të tjera theksova se po bëhet përpjekje institucionale që të krijohen mundësi dhe kushte më të mira për fëmijët, në mënyrë që ata të rriten të shëndetshëm dhe të përgatiten për të qenë lider të së ardhmes.
Qeveria në bashkërendim me institucionet tjera vendore dhe në përkrahje të madhe të partnerëve ndërkombëtarë, po bënë përpjekje të vazhdueshme që të ndërtojë politika të mirëfillta për të siguruar të drejtat e fëmijëve dhe për t`u siguruar atyre edukim dhe arsimim të mirëfilltë.
Ministria e Arsimit, është e angazhuar që t`u krijojë mundësi të përfshirjes sa më të madhe të fëmijëve në edukimin në fëmijëri të hershme dhe se ky angazhim është shtuar edhe me aktivitete vetëdijesues për prindërit, sa i përket rëndësi së edukimit të fëmijëve në moshë të re”, ka shkruar në Facebook, Shyqyri Bytyqi.
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...
Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia ...