Bytyqi merr pjesë në hapjen e një Qendrës Sociale-Edukative në Prizren

22:23 | 19 Shtator 2018
Arbresh.info

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë sot pjesë në hapjen e Qendrës Sociale-Edukative “Loyola-Tranzit” në Prizren.

Sipas tij, kjo qendër është përkrahur nga shumë donatorë nga Kosova, Austria dhe Gjermania dhe do shërbejë si strehë ku ofrohen shërbime për fëmijët në kopshte, ndihmë në detyrat e shtëpisë, muzikë dhe aktivitete tjera që do të krijojnë miqësi mes fëmijëve në vend të paragjykimeve.

Ky është postimi i tij:

Sot kam marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës Sociale-Edukative “Loyola – Tranzit” të shkollës “Loyola” në Prizren, e cila do të shërbejë si një vend ku do të bashkëveprojnë nxënësit e kësaj shkolle me fëmijët e lagjes “Tranzit”.

Kjo Qendër që është përkrahur nga shumë donatorë nga Kosova, Austria dhe Gjermania, do të shërbejë si strehë ku ofrohen shërbime për fëmijët në kopsht, ndihmë në detyrat e shtëpisë, muzikë dhe aktivitete tjera që do të krijojnë miqësi mes fëmijëve në vend të paragjykimeve. Ngjarje të tilla kanë një rëndësi të veçantë, pasi që bashkë me partnerët investues në arsim po bëjmë përpjekje të krijojmë kushte për edukimin e të gjitha komuniteteve.

Falënderova nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin menaxhues të shkollës që arritën të bëjnë jo vetëm një shkollë që ofron arsimim cilësor, por edhe humanizëm.

I urova suksese shkollës dhe të rinjve. Jam i sigurt se të rinjtë do të marrin arsimim, por edhe edukim dhe do të jenë të sigurt për të ardhmen e tyre, por edhe të ardhmen e vendit të tyre. Ky angazhim i përgjithshëm na sjellë tek ajo që po kërkojmë, pra angazhimin e përbashkët për edukimin e fëmijëve tanë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme