Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja do të udhëtojë në Hagë me 17 korrik si i ftuar nga Gjykata Speciale.
Buja, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se bashkë me PDK-në e Lipjanit qysh në atë kohë kishe dërguar shkresa në Kuvend që kjo Gjykatë të mos themelohej sepse ishte e njëanshme.
“Unë do t’i përgjigjem ftesës dhe do të udhëtoj në Hagë, por varësisht nga konsultimet me avokatin, do të vendosi nëse do të përgjigjem apo mbrohem në heshtje pasi gjykata e parasheh edhe mundësinë e mbrojtjes në heshtje”, tha ai.
Ish-komandati i Zonës Operative të Nerodimes dyshon se ftesa ndaj tij ka të bëj me informacionet që u nevojiten hetuesve për të kompletuar ndonjë akuzë për ndonjë eprorë të UÇK-së se sa ndonjë hetim ndaj tij.
“Ne kemi kaluar një proces në Hagë. Në zonën time nuk ka pasur diçka të veçantë për të cilën janë pyetur tjerët edhe nga EULEX-i. Edhe pse në ftesë mua më shkruan se dyshohem për një krim”.
Ish-deputeti i PDK-së thotë se Serbia është duke shpenzuar miliona për të gjetur diçka që të akuzojë komandantët e UÇK-së.
“Haga është në fazën e mbledhjes së deklaratave, dokumenteve…As vetë prokurorët nuk e dinë për momentin kush do të jetë i akuzuar. Unë nuk besoj se mund të akuzohem sepse e njoh veten”, tha ndër të tjera Shukri Buja.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League