Shukri Buja, anëtar i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve, i cili po akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin e listave të fryra të veteranëve, ka thënë se do të ngre padi ndaj Prokurorisë, pasi sipas tij me publikim e gjithë atyre emrave është shkelur ligji dhe të drejtat e njeriut.
Në një intervistë për Frontal në T7, Buja ka thënë se të gjithë ata ushtarë të cilëve u janë publikuar emrat në ato lista, kanë të drejtë që të kërkojnë dëmshpërblim nga shteti.
“Secili ushtarë që është në atë listë i janë shkelë edhe të drejtat. Ushtarët duhet të kërkojnë që të kompensohen, me 100 mijë euro”, ka thënë Buja.
Sipas tij publikimi i listave është një shkelje e rëndë.
“Unë nuk do të hyjë se i kujt është interesi. Publikimi i emrave ka bërë dëm më të madh se listat e fryra”, është shprehur ai në Frontal të T7.
Buja ka thënë se nuk kishte pranuar të fliste kur ishte intervistuar nga ish-prokurori Elez Blakaj, pasi sipas Bujës ai nuk ishte një prokuror profesional
“Unë e kam paralajmëruar Elez Blakajn kur më ka marrë në pyetje. Unë nuk kam pranuar të flas me të. Unë nuk jam përgjigjur para një prokurori jo profesional, sepse ai nuk e di as se si ishte formuar ushtria”, ka shtuar Buja.
Ai thotë që përgjegjësia për çështjen e listave të fryra duhet të kërkohet edhe tek Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Kadri Veseli.
“Duhet që Thaçi të deklarohet a ka pas ndonjë marrëveshje politike apo jo. Thaçi më ka emëruar mua si anëtar të komisionit për zonën e Nerodimes. Duhet të flas edhe Kadri Veseli e Isa Mustafa”, ka shtuar tutje ai.
Buja ka thënë se do të ngrejë padi ndaj prokurorisë, pasi sipas tij publikimi i emrave nga aktakuza e Prokurorisë përbën shkelje.
“Prokuroria me rastin e publikimit të këtyre emrave të aktakuzës ka shkelë ligjin. Prandaj do të paditet nga unë personalisht, për shkeljen e ligjit të prokurorisë së shtetit. Për shkeljen e të drejtave të mia, sepse prokuroria nuk ka të drejtë të publikimit të emrave”, ka thënë Buja.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League