Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka dhënë një afat të ri kohor se kur do të mund të arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ajo ka treguar se muaji i marrëveshjes me shumë gjasë do të jetë tetori i këtij viti, që përputhet edhe me kohën e vendosjes së administratës së re të Bashkimit Evropian.
“Absolutisht nuk presim marrëveshje në mes të Beogradit dhe Prishtinës deri në tetor, dhe nuk kam asnjë arsye të besojë se një gjë e tillë mund të ndodh para atij muaji.”, ka thënë Brnabiq, shkruan tanjug, transmeton Gazeta Express.
Ajo ka thënë se të dy vendet janë ende larg nga zgjidhja përfundimtare.
“Ne jemi shumë larg nga dialogu dhe zgjidhja përfundimtare, si pjesë e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve”, ka thënë ajo.
Këto deklarime të kryeministres serbe vijnë në prag të takimit të 29 prillit në Berlin, për të cilin më herët është thënë se mund të jetë një takim ku do të arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Megjithatë një gjë e tillë është mohuar edhe zv.kryeministri Enver Hoxhaj. Ai ditë më parë ka thënë se në Berlin mund të jepen afate kohore dhe udhëzime, por ka potencuar se nuk do të ketë marrëveshje, pasi që i tillë është formati i takimit.
Edhe presidenti Thaçi është munduar që ta zhvleftësojë duke thënë se pa përfshirjen e SHBA-ve në dialog nuk mund të arrihet asgjë.
Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, para takimit të Berlinit me 26 prill do të udhëtojë për në Kinë, ku do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me të cilin do të këshillohet për qëndrimin që do të mbajë në Berlin para Merkelit, kundërshtares më të ashpër të idesë për korrigjim të kufijve.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’