Britania e thotë troç: Bllokada vjen nga Beogradi

22:41 | 17 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në OKB, Dame Karen Elizabeth Pierce ka përkrahur formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Fjalimi i saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së:

Vendimi i fundit është i bazuar në Kushtetutë. Atë që e tha Thaçi e mirëpres, Kosova ka krijuar një forcë shumë etnike dhe Britania me keqardhje shpreh kërcënimet ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së.

Ne nuk mendojmë se FSK është një kërcënim dhe vlerësimet e disa zyrtarëve të lartë për përdorimin e forcës në Serbi janë ndihmuese dhe pajtohem me një anëtarë të Këshillit të Sigurimit se ka rrezik dhe jo nga Kosova por nga jashtë për të shfrytëzuar këtë rast.

Arsyeja bazike pse jemi këtu është se ka mungesë të normalizimit dhe çdo progres, dhe kjo bllokadë ka ardhur nga Beogradi. Ne kërkojmë nga Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje dhe të kthehen te dialogu.

Të dyja palët duhet të kenë parasysh se çdo marrëveshje që arrihet duhet të jetë për sigurinë e qytetarëve. Kërkojë nga Serbia e Kosova të bëjnë hapat e duhura për të normalizuar marrëdhëniet dhe një marrëveshje të qëndrueshme përmes dialogut dhe ne jemi të gatshëm për të përkrahur një marrëveshje të tillë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme