Brezovica është pastruar deri tek qendra e skijimi, thonë nga Ministria e Infrastrukturës.
Sipas tyre rruga nuk është bllokuar asnjëherë për qarkullim si pasojë e reshjeve, shkruan arbresh.info.
Ndërkohë portali arbresh.info më herët ka raportuar se kishte kolona rrugës për Brezovicë dhe se qarkullimi ishte vështirësuar për shkak të dëborës.
LEXO EDHE: Mos u nisni për Brezovicë, rruga është e bllokuar nga bora
“Arsyeja e kolonës së automjeteve në këtë rrugë është mungesa e parkingjeve pas fluksit të madh të qytetarëve, që të shtunën ia kanë mësyrë këtij vendi turistik. Prandaj edhe Policia e Kosovës gjendet aty për të drejtuar komunikacionin e dendur”, thuhet në komunikatë.
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, kërkon nga qytetarët që përkundër rrugëve të pastruara të kenë kujdes në vozitje, veçanërisht në zonat malore, dhe të mos lëvizin pa pajisje dimërore me qëllim të evitimit të aksidenteve./Arbresh.info/
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...