Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur se kur do të aplikojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pavarësisht se aplikimi në këtë institucion të BE-së, ishte thënë se do të ndodh në muajt e parë të këtij viti.
Por, zyrtarë të qeverisë thonë se janë gati dhe se vendimi do të merret brenda dy muajve.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë për lajmi.net se komisioni i përbërë nga MPJ dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë bërë raportin e tyre dhe se vendimi për aplikim do të merret brenda dy muajve të ardhshëm.
Për ministrin e Jashtëm anëtarësimi në KE nuk është një proces i lehtë.
“Jemi të përgatitur, komisioni i MPJ së bashku me përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë bërë raportin e tyre. Gjatë dy muajve të ardhshëm, qeveria dhe spektri tjetër politik në bazë të këtyre raporteve do të vendosin për momentin e aplikimit ne KE. Nuk eshte sfide e lehtë”, ka thënë Pacolli për lajmi.net.
Këshilli i Evropës është një prej organizatave më të rëndësishme në Evropë dhe Kosova është i vetmi vend nga rajoni që nuk është pjesë e tij.
Procesi i anëtarësimit në këtë mekanizëm është më shumë teknik dhe kërkon shumë reforma, sidomos në fushat e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore