Dhuna në familje vazhdon të jetë shqetësuese. Madje, vetëm brenda 24 orëve të fundit, sipas raportit të Policisë së Kosovës kanë ndodhur gjashtë të tilla.
Në të gjitha rastet, janë meshkujt ata që kanë sulmuar femrat, shumica nga to bashkëshorte, e kjo krejt për motive të ulëta thuhet në këtë raport.
Në Lipjan burri ka bërë për spital gruan dhe dy fëmijët e tij, teksa ai është arrestuar nga policia, deri në një vendim tjëtër të organeve të rendit.
Një tjetër i dyshuar mashkull është arrestuar po ashtu nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti kishte sulmuar dhe kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, të cilën e kishte mbajtur të mbyllur në banesë.
Ndërsa në Gjilan në orën 23:50 mbrëmë u arrestua një mashkull tjetër, ku pas një konflikti verbal i njëjti sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij, të cilat morën tretman mjekësor.
Dhunë në familje brenda 24 orëve pati edhe në Kaçanik. Ai sulmoi motrën e tij, të cilës i shkaktoi lëndime trupore.
E, në Gjakovë bashkëshorti rrahu gruan e tij pas një mosmarrëveshje verbale rreth rrjetit social Facebook. I arrestuari sipas policisë është dërguar në mbajtje.
Në rrugën “Car Dushani” në Mitrovicë, në orën 15:00 dje një nënë u sulmua nga djali i saj. Ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...