Misioni i OSBE-së dhe Policia e Kosovës sot organizuan pritje për nder të çmimit ndërkombëtar për lidership nga kolonele Taibe Canollit.
Jan Brathu, shef i misionit të OSBE-së në Kosovë, ka vlerësuar lart punën e Policisë së Kosovës, duke thënë se ajo është profesionale dhe sipas anketave 61 për qind e njerëzve janë të kënaqur me punën e Policisë së Kosovës. Ai tha se përfshirja e femrave në Policinë e Kosovës është rritur në dy dekadat e fundit, e cila është rezultat i punës së menaxhmentit, duke bërë që ky institucion të ofrojë shërbime efikase për qytetarët e Kosovës.
“Kjo është arritje e rëndësishme për Canollin, por po ashtu edhe për njohjen ndërkombëtare të përpjekjeve të Policisë së Kosovës duke qenë në linjë me avancimin e standardeve globale të sigurisë. Policia e Kosovës ka pasur angazhime të vërteta për zhvillimin e karrierës për femra oficere dhe OSBE vazhdon të ofrojë mbështetje për këto përpjekje”, tha Brathu.
Fituesja e çmimit, Taibe Canolli, e cila është drejtoreshë për Burime njerëzore në Policinë e Kosovës, tha se rrugëtimi në karrierë për një zyrtar policor, nuk është asnjëherë i lehtë, shtuar kësaj faktin e të qenurit zyrtare policore, në një shtet dhe shoqëri të posa dalur nga lufta, siç ishte Kosova, dhe ky fakt e bënë akoma më krenare për të kaluarën e saj dhe të organizatës të cilës i takon. “Vërtet optimizmi është besimi që udhëheq drejtë arritjeve, andaj ky optimizëm, ky besim më ndihmoj dhe më dha guxim t’i tejkaloj të gjitha ato vështirësitë të cilat u shfaqën në rrugëtimin e karrierës sime. Edhe për kundër sfidave dhe vështirësive që ne kemi pasur për këto 19 vite punë në Policinë e Kosovës, prapë se prapë mund ta them se jam ndier gjithmonë e motivuar që të gjithë energjinë time t’ia kushtoj zhvillimit të Policisë së Kosovës, gjithmonë kisha në mendjen e time se veprimet ishin më të zëshme se sa fjalët, prandaj ne duhet të udhëheqim me shembuj, e jo me fjalë”, tha Canolli.
Kolonelja e Policisë së Kosovës, Taibe Canolli, është shpërblyer me çmimin ndërkombëtarë të Lidershipit të IAWP në Kanada. Ky çmim i jepet policëve, që dallohen me të arriturat e tyre të vazhdueshme në Lidership, në zgjidhjen e problemeve, planifikimit, organizimit, komunikimit, të cilët japin një kontribut të rëndësishëm brenda agjencisë ose misionit për zbatimin e ligjit.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...