Bordi Drejtues i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në takimin e tij të sotëm shqyrtoi dhe miratoi Raportin vjetor të punës për vitin 2018.
Gjithashtu, Bordi ka diskutuar edhe për zhvillimin e Planit Strategjik Afatmesëm të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, me të cilin do të përcaktohen kahet e zhvillimit të mëtejmë të këtij institucioni, përgjegjës për zbatimin e skemës së sigurimeve shëndetësore publike në Republikën e Kosovës.
Pas diskutimeve në Bord, anëtarët e tij u pajtuan për zhvillimin e Planit Strategjik Afatmesëm të Fondit, në pajtim me legjislacionin në fuqi lidhur me zhvillimin e planeve strategjike, duke marrë në konsideratë që ky plan të ketë kohëzgjatja afatmesme.
Bordi Drejtues i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në takimin e sotëm ka diskutuar edhe pika të tjera që lidhen me përgjegjësitë e tij./arbresh.info
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?