Me rënien e borës ditëve të fundit, në Prishtinë është rikthyer ajri i pastër.
Pas reshjeve të borës që janë regjistruar ditëve të fundit në Prishtinë, ajri në kryeqytet është më i pastër.
Në bazë të matjes së cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit del të jetë e moderuar.
Sipas kësaj matje që është regjistruar në ora 08:00 ndotja e ajrit ka qenë 50 AQI.
50 AQI, sipas matësit e Ambasadës Amerikane, do të thotë se, cilësia e ajrit konsiderohet e kënaqshme dhe ndotja e ajrit paraqet pak ose aspak rrezik.
Në bazë të kësaj, Kosova përkatësisht Prishtina radhitet në mesin e vendeve me cilësi të mirë të ajrit.
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin