Ndonëse ishte menduar që kjo qeveri të cilën janë të përfshirë një numër i madh i partive do të ishte e qëndrueshme dhe stabile kjo gjë duket se nuk po del të jetë e vërtetë.
Pa kaluar as një vit e gjysmë, partitë në pushtet u ballafaquan me një krizë për implementimin e ligjeve dhe premtimeve, shkak për këtë u bë bojkoti nga deputetët e opozitës në seancat e Kuvendit të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Vendi ku do të duhej të ishte vendimmarrës për të ardhmen e vendit, nuk po mund të bien dakord dhe si rrjedhojë Kuvendi tashmë ka hyrë në një krizë për të mbajtur seancat e rregullta.
Kjo gjë për analistët e çështjeve politike po shihet si lojë me Kushtetutën nga deputetët e Kuvendit.
Artan Demhasaj nga organizata joqeveritare “Çohu”, ka treguar për Arbresh.info, se Kushtetuta e vendit parasheh humbje të mandatit për deputetët që i bojkotojnë seancat për 6 muaj.
Sipas Demhasajt, kjo tregon më së miri se deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke bërë një lojëra në mënyra që të mos e humbasin mandatin e deputetit duke marr pjesë në komisione.
“Në rast se deputetët brenda 6 muajve nuk marrin pjesë në seanca atëherë humb mandatin, por deputetët po e luajnë një lojë që po marrin pjesë në komisione, por jo në seanca dhe kjo është jashtë mandatit të deputetit, sepse ai përfaqëson popullin në Kuvend e jo diku tjetër. Opozita nuk po është e interesuar me u pajtua me pozitën dhe kjo çështje ka mbetur e bllokuar dhe mund të zgjidhet vetëm nga zgjedhjet. Fakti që deputetët po marrin pjesë në komisione dhe jo në seanca është një lojë që mos ta humbin mandatin e tyre dhe do të vazhdojnë kështu derisa t’i bëjnë 61 deputetë për mocionin për ta rrëzuar Qeverinë”, u shpreh ai.
Faktin se deputetët për muaj të tërë nuk po marrin pjesë në seanca, por vetëm në komisionet parlamentare, politologu Ramush Tahiri e quan shkelje apo keqpërdorim të rregullores.
“Po normalisht se janë duke manipuluar, por në mënyra të ligjshme, sepse edhe kushtetuta edhe rregullorja e paralajmëron se nëse një deputet e bojkoton punën për gjashtë muaj atëherë humbet mandati i deputetit dhe atëherë zgjidhet një deputet tjetër i asaj partie. Në mandatin e kaluar ka nisur nga minoritetet dhe tash po e shfrytëzojnë deputetët tanë. Nuk është shkelje, por keqpërdorim i rregullores sepse edhe me marrë pjesë në komisione nuk u hiqet mandati edhe sekretaria e Kuvendit nuk mund të marrë masa në bazë të rregullores”, tha Tahiri.
Madje për këtë Tahiri ka një shpjegim. Sipas tij deputetët po mundohen që kështu të vazhdojnë deri në qershor atëherë kur edhe i mbushin dy vite si deputetë.
“Nuk është neglizhenca, por taktikë politike dhe po e ndalin punën e Qeverisë. Këta po mundohen ta shtyjnë qashtu mandatin deri në qershor sepse i bëjnë 2 vjet pastaj i marrin rrogat edhe një vit dhe po e shfrytëzojnë këtë shans” , deklaroi tutje Tahiri.
Kurse analisti Mazllum Baraliu, ndonëse e pranon se ka keqpërdorim në interpretimin e kushtetutës në këtë rast, thotë se opozita po mundohet që në këtë mënyra të imponojë te pozita për zgjedhje të parakohshme.
“Deputetët formalisht për disa çështje po marrin pjesë e për disa jo kjo është një lojë politike që i lejohet, ndërsa nëse e marrim çështjen e interesave shtetërore as opozita e as pozita nuk po punojnë ashtu siç duhet. Opozita po e bënë lojën e saj kur e din që si kanë numrat për rrëzim të qeverisë po i bon që të imponojnë te pozita dhe të pajtohen në mënyrë që të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Ky është bojkot i kuvendit dhe ky bojkot në bazë të statistikave nga prilli e deri tani nga 36 për qind deri në 19 për qind shkon bojkotimi i seancave nga subjektet politike”, thotë Baraliu.
Sipas tij faji për këtë gjendje është te pozita dhe opozita.
“Janë të papërgjegjshëm të dyja palët në relacion për obligimet që i kanë . Po kemi një bojkotim të kuvendit dhe një krizë politike që nuk po dëshirohet të shikohet nga opozita. Opozita është e pafuqishme për të paraqitur një forcë që ta detyrojë pozitën të shkojë në zgjedhje të parakohshme”.
Ndërkohë portali arbresh.info nga burimet e veta kishte raportuar ditë më parë që së shpejti pritet të paraqitet mocioni i mosbesimit në Kuvend kundër qeverisë së Ramush Haradinajt./V.Selimi/Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...