Është bletarë nga Gollaku dhe tejet mirënjohës që po mund të ekspozojë prodhimet në kryeqytet.
Dardan Vrajolli, përfaqësues i bletarisë së malësisë që frekuentohet në zonën e Gollakut thotë se panairi i Prishtinës do të ndikojë edhe në shitjen dhe krijimin e një rrjeti të ri të konsumatorëve.
Ai deklaron se kërkesa e fundit tek nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka rezultuar e suksesshme rreth organizimit të panairit.
“Panairi i sotëm është një frekuentim i ri që na i ka ofruar kushtet elementare për me i ekspozua produktet tona. Kemi bërë kërkesë, por kërkesën e fundit që e kemi bërë te nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka rezultuar pozitive dhe është organizuar në bashkëpunim me organizata tjera veçanërisht për prodhuesit dhe fermerët e Komunës së Prishtinës që është hapi i parë i një nisme të re”, është shprehur Vrajolli, shkruan arbresh.info.
Kurse Remzi Makolli përfaqësues i kompanisë “Fresh Product” ka thënë se ky panair ju ka ndihmuar shumë duke shprehur falënderim për Komunën e Prishtinës.
Komuna e Prishtinës për herë të, parë në sheshin “Zahir Pajaziti”, po mbanë panairin e prodhimeve vendore bujqësore, cili do të zgjasë edhe nesër.
Idriz Fazliu, është një pjesëmarrës tjetër në këtë panair. Ai merret me përpunimin e drurit dhe tha se dëshiron që sa më shumë të kenë panaire në mënyrë që të promovojnë produktet e tyre duke u shprehuri kënaqur me këtë panair.
Ekonomitë familjare dhe ndërmarrjet bujqësore prodhuese e përpunuese të territorit të Prishtinës, po ekspozojnë prodhimet e tyre, me ç’rast vizitorët e panairit do të njoftohen për së afërmi me prodhimet vendore.
Nën moton “Mendo për nesër, blej prodhime vendore”, ky panair ka për qëllim që të promovojë prodhuesit bujqësorë vendorë, ashtu që të kemi zhvillim rural të qëndrueshëm. Panairi do të jetë i hapur edhe të shtunën./arbresh.info
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...