Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Blerta Deliu – Kodra, ka thënë se e kupton zhgënjimin e qytetarëve pas deklaratave të komisionerit Johannes Hahn se për kosovarët nuk ka liberalizim vizash as këtë vit.
Këto komente Deliu-Kodra i dha gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme pasi shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, bëri kërkesë që Qeveria Haradinaj të dorëhiqet, njofton Klan Kosova.
”Kosova ka përmbushur 95 kritere. Është proces tejet i ndarë procesi i përafrimit të Kosovës në Bashkimin Europian”.
”E kuptoj mllefin e qytetarëve nga deklatatat e Johannes Hahn ku hapur u tha se Kosova s’do të ketë liberalizim deri më 2020”.
”Ne kemi deklaruar vetëm atë cfarë na e kanë thënë gjatë takimeve, këtë e dijnë edhe opozita”.
”Është lajm i keq që nuk jemi pjesë e Këshillit, presim që proceduralisht të përfshihemi e që të ketë një autorizim sa i përket fillimit të dialogut”.
”Ne do të vazhdojmë që të kemi kërkesë të qartë që shtetet të cilat kanë hezitime të kenë qëndrim të ndryshëm”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...