Blerim Kuqi niset për në Hagë më 7 prill

08:36 | 3 Prill 2019
Arbresh.info

Gjykata Speciale ka dërguar më shumë se 100 ftesa në Kosovë, teksa pritet që edhe deputeti i AAK-së, Blerim Kuqi, të udhëtojë për në Hagë më 7 prill të këtij viti, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Përderisa Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka filluar tashmë aktivizimin e saj me dërgimin e ftesave për intervistim ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, vlerësohet se mbi 100 ftesa kanë arritur në Kosovë, por që nuk janë bërë ende publike.

Kështu ka deklaruar për gazetën “Zëri” Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i cili ka bërë të ditur që pjesa e parë e të ftuarve do të nisen për në Hagë më 7 prill të këtij viti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme