Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka thënë se se serbët nuk kanë marrë drejtësi nga gjykatat vendore në Kosovë, pasi aktakuzat e para janë ngritur nga gjykatësit vendorë, por më pas UNMIK-u i ka marrë në dorë këto lëndë me arsyetimin e njëanshmërisë.
“UNMIK-u i mori në dorë këto lëndë me arsyetimin se kishte njëanshmëri në gjykim pasi të gjithë të akuzuarit ishin serbë dhe mbrojtja është ankuar se gjykatësit ishin shqiptarë”, tha ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.
Anëtari nga shoqëria civile ka thënë se problem në gjykimet e luftës ishte edhe ndryshimi i deklaratave nga ana e dëshmitarëve kyq.
“Ka pasur raste absurde edhe kur dëshmitari kyç ka thënë se gjykatësi e ka detyruar të nënshkruaj deklaratën pa pëlqimin e tij”, tha Blakaj, përcjell Telegarfi.
Ai ka thënë se është absurditet që 15 vite pas luftës në Kosovë në një lokacion në Serbi gjendet një varrezë masive.
“A është e mundur që shteti serb të mos ketë pasur informacione për 15 vite për këtë lokacion të varrezës masive. Kjo ishte dashur të jetë një temë me prioritet në bisedime me Serbinë, dhe kjo tregon se sa ne jemi të interesuar për zbardhjen e këtyre rasteve”.
Duke folur për Gjykatën Speciale, Blakaj ka thënë se është shumë i sigurt se të gjithë të akuzuarit e kësaj gjykate do të jenë shqiptarë.
“Kjo nuk duhet aspak t’u shërbejë prokurorive tona që të mos iniciojnë raste edhe për gjykimin e rasteve të krimeve ndaj joshqiptarëve”, tha ai.
Blakaj ka thënë se të gjithë shqiptarët e dënuar deri më tani në Kosovë për krime të luftës janë bërë për krimet e kryera ndaj shqiptarëve dhe se serbët nuk kanë marrë drejtësi nga gjykatat e Kosovës.
“Shumica e të dënuarve për krime lufte në Kosovë kanë qenë shqiptarë, por edhe duhet thënë se shumica e këtyre shqiptarëve janë dënuar për krime kundër shqiptarëve. Nuk ka asnjë rast kur një shqiptar është dënuar për vrasjen e një serbi”, deklaroi Blakaj.
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...