Afaristë nga Prishtina kanë telashe në funksionimin e tyre dhe thonë se ndihen të pasigurt për të funksionuar në të ardhmen.
Remzi Demolli nga fshati Gllogovicë e Prishtinës, merret me përpunimin e prodhimeve vendore. Ai konfirmon për arbresh.info se produktet e tyre nuk janë edhe aq të siguruara për shkak të vërshimeve dhe të reshurave atmosferike.
“Merremi me përpunime të prodhimeve vendore, vetë i prodhojmë prej farës deri në konservim, kështu që desha të them pak sa i përket sigurimit të produkteve prodhimeve të cilat i prodhojmë ato pak a shumë nuk janë aq të sigurume shkaku se po ka vërshime, të reshura atmosferike, breshëri. Përpara ka qenë të sigurume te Koliçi ka qenë i vendosur një si top, ai ka qenë për shpërndarjen e reve kur u vërejke që do të ketë të reshura. Ajo ka qenë para luftës, ajo u shkatërrua krejt. Ai rajon anej jemi të pasigurt ndaj të reshurave, rebesheve, kemi bërë kërkesa, por nuk ka buxhet,” thotë Demolli.
Ndërsa problem tjetër për të qëndron tek hyrjet prej rajoneve për rreth e sidomos prej Serbisë, pasi që sipas tij ka prodhime vendore dhe njerëz që punojnë por që nuk kanë ku t’i plasojnë.
“Probleme tjera janë hyrjet prej jashtit, prej shteteve përreth sidomos prej Serbisë, po mos kishin me hy prodhimet nga Serbia sepse ka prodhimet vendore, njerëzit punojnë por ai zhgënjehet. Kemi bë kërkesa dhe ankesë por ajo përsëri vazhdon, kjo është pothuajse punë politike”, është shprehur ai.
Kurse Remzi Makolli përfaqësues i kompanisë “Fresh Product” ka thënë se problem për bizneset e vogla është kyçja në treg të Kosovës, pasi që nuk kanë mundësi t’i plotësojnë kushtet që kërkohen.
“Ne kemi problem me hy në treg të Kosovës, mos të flasim për jashtë, nëpër bizneset e mëdhaja siç janë Viva Fresh e tjera duhet më i plotësua disa kushte që ne nuk mundemi, pra duhet me rritë kapacitetin e punës dhe ne gjithë këtu çka jemi nuk mundemi me i plotësua këto kushte prandaj jemi mundu me u gjet qysh, mundemi nëpër lokale më të vogla, nëpër shoqëri”, ka thënë Makolli.
Idriz Fazliu merret me përpunimin e drurit. Problem për Fazliun është vendi ku t’i shes pasi që nuk ka ku të ushtrojë profesionin e tij.
“Kemi problem, gjithë kam shitur këtu në shesh, s’po na lë inspeksioni, sivjet vetëm tri here ma shumë nuk jam dalë”, është shprehur Fazliu./R.Rexhepi/arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...