Taksa e vënë nga Kosova prej 100 për qind për prodhimet serbe, u ka shkaktuar humbje të konsiderueshme këtyre të fundit.
Bizneset serbe kanë nisur t’i ndjenjë humbjet e para nga ky vendim.
Serbia ka nisur t’i numërojë humbjet shkaku i taksës 100 për qind të Kosovës ndaj produkteve serbe.
Dëmi deri tash ka shkuar në 50 milionë euro. Bizneset në Beograd po ankohen te Qeveria për dëmet ekonomike. Këto janë shenja se Serbia mund të ndërrojë qasje ndaj Kosovës, të cilën e ka luftuar në të gjitha format në arenën ndërkombëtare në 20 vitet e pasluftës
Një ditë pasi Serbia bllokoi anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe. Kur kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga ky vendim, bizneset në Serbi kanë nisur të ankohen duke thënë se për këto ditë kanë humbur jo më pak se 50 milionë euro.
Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq, cilën ai e udhëheq çdo ditë i paraqiten biznesmenët, të cilët ankohen në taksën e Kosovës, por edhe pse Kosova insiston që në deklaratat e doganës duhet të shkruajë “Republika e Kosovës”
“Ekonomia e Serbisë mund të jetë e dëmtuar për 50 milionë euro për shkak të shtimit të taksës së Kosovës në 100 për qind në prodhimet nga Serbia e Bosnjë-Hercegovinë, ka thënë Rasim Ljajic, ministër për tregti, turizëm e telekomunikacion i Serbisë.
Ai për televizionin serb “Prva” ka thënë se me aplikimin e taksës prej 100 për qind importi nga Serbia “defakto është ndërprerë plotësisht” dhe kjo më së shumti do t’i godasë ndërmarrjet e vogla e të mesme’.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...